Vinisius e Valverde mbajnë “gjallë” Realin në një derbi të frikshëm!

Nuk është e lehtë asnjëherë të luash ndaj një skuadre që drejtohet nga Diego Pablo Simeone. Atletiko e Madridit u paraqit si shpesh herë në derbi, madje edhe në “Santiago Bernabeu”, ku Reali e pa veten ngushtë. Pavarësisht mungesave, “bardhekuqtë” patën raste të mira dhe ishin më lart, sidomos në pjesën e parë, por madrilenët e Zidanit kishin dy lojtarë për të “dezekulibruar” ndeshjen.

Alarmin e parë e shkaktonte Fede Valverde në mesfushë, ndërsa të dytin Vinisius Zhunior në krah të sulmit. Edhe pse braziliani ka probleme me golin, talenti i tij është i shkëlqyer, dhe jo më kot e kanë krahasuar me Leo Mesin. Nga një aksion i tillë i Vinisiusit i krijua goli, pasi braziliani depërtoi në mbrojtjen mike, pasoi tek Mendi dhe ky kaloi topin tek Benzema që realizoi.

Zidan luajti me 5 mesfushorë, plus Benzemanë, që do të thotë se ishin praktikisht 6 mesfushorë, ashtu siç bëri edhe në Superkupë. U mendua se ai pati kritika për Iskon dhe Toni Krosin, por trajneri francez i hodhi poshtë këto aludime. Nga Atletiko pati pretendime (me të drejtë) për një penallti, pasi Kasemiro pengoi Moratën në zonë, por gjyqtari dhe VAR-i nuk e dhanë. Reali ka 49 pikë ndaj 43 të Barcelonës, por katalanasit nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e tyre.

Sfidanti.al