Valverde: Barça e frikësuar? Por në jemi në krye të Primerës!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde,e komentoi sipas mënyrës së tij tezën se tani klubit katalonjas do t’i duhet të konkurrojë fort me rivalin e tij kryesor, Realin e Madridit, për titullin e kampionit të Spanjës. Reali, mbas dy barazimeve të Barcelonës së vendit të parë, e ka pakësuar diferencën në “vetëm” gjashtë pikë.

Ndeshjet e suksesshme të fundit të Realit e kanë forcuar besimin e futbollistëve “mbretërorë”, kështu qëkëta të fundit kanë filluar të bëjnë llogari sesi do të mund të dalin kampionë të vendit.

Kapiteni Serhio Ramos thotë se Reali ka shumë mundësi që ta arrijë Barcelonën, kurse portieri Tibo Kurtoa thotë se tani të gjithë ekipet e kanë frikë Realin.

Por, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka një mendim tjetër:

“Nga kush duhet të kemi frikë ne? Si mund të kemi frikë, kur jemi ende në krye të tabelës, madje shumë para të tjerëve. Jo, jo, ne nuk kemi frikë”.

Sfidanti.al