U vonua në stërvitje; Barcelona, supergjobë për Dembele; mbi 100 mijë Euro

Osman Dembele duket se do ta paguajë shtrenjtë vajtjen me 2 orë vonesë në stërvitjen e Barcelonës. Të paktën kjo është ajo që publikohet te e përditshmja spanjolle AS sipas cë cilës drejtuesit e klubit katalanas vendosi të gjobisë sulmuesin me mbi 100 mijë Euro gjobë. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, klubi ia ka komunikuar këtë vendim Dembelesë dhe ky e ka pranuar

Nuk është hera e parë që Dembele shkon në stërvitjen e skuadrës me  vonesë. Trajneri Valverde e përfshiu në skuadër për ndeshjen me Totenhemin, por nuk e fshehu aspak pakënaqësinë e tij për sjelljen e futbollistit. Sipas drejtuesve të Barcelonës, ndëshkimi i Dembelesë me mosaktivizim në ndeshjet e skuadrës në momentin më të mirë të tij vetëm sa do të demtonte ekipin, kështu që u mendua për opsionin gjobë.

Ndërkaq, Dembele pasditen e së hënës shkoi në stërvitje, 1 orë përpara orarit ku iu desh të durojë shakatë dhe komentet e shokëve të tij të skuadrës të cilët me tone të buta dhe me humor i këshilluan që të mos flinte më kaq shumë.

sfidanti.al