Topi i Arte i solli Luka Modric 800 mije Euro

Luka Modric do ta kete te pamundur te harroje vitin 2018. Mesfushori kroat kampion Evrope me Realin e nenkampion bote me Kroacine, fitoi edhe te gjithe cmimet individale mes te cileve Topin e Arte duke lene pas Ronaldon e Griezman.

Por pervec prestigjit, Modric pati edhe perfitim financiar nga Topi i Arte. Ne fakt kroati siguroi edhe 800 mije Euro nga kontrata e tij me Nike pasi gjithcka ishte parashikuar ne klauzolat e saj.

Luka Modric eshte nje prej imazheve te Nike se bashku me Ronaldon,  Nejmar, Serhio Ramos apo Herri Kejn. Nderkaq Nike ashtu sic ka bere edhe me Ronaldon ka krijuar nje linje te re te kepuceve te Modric qe eshte me sasi te limituar me rastin e fitimit te Topit te Arte. Luka Modric ende nuk i  ka perdorur keto kepuce pasi qe pas zhvillimit te ceremonise nuk ka luajtur asnje minute ne ndeshjet me Realin e Madridit.

Sfidanti.al