Toni Kros, rrezikohet ‘El Clasico’; 2-3 javë jashtë fushave të lojës

Toni Kros rrezikon të humbasë ndeshjen ‘El Clasico’ ndaj Barcelonës që do të luhet në 26 tetor. Mesfushori gjerman pësoi një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë në ndeshjen me Granadën, lajm që u bë I ditur nga vetë Reali I Madridit nëpërmjet një komunikate për shtyp ku nuk theksonte kohën që do t’I duhet Toni Kros për riaftësimin.

Gjithsesi sipas asaj që publikohet në median spanjolle, mesfushori I Realit të Madridit mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës 2-3 javë. Dëmtimi I Kros vjen në momentin që ndërpriten kampionatet për shkak të ndeshjeve të skuadrave kombëtare, por është e sigurt se ai do të mungojë në sfidën e La Ligas ndaj Majorkës në 19 tetor dhe atë të Ligës së Kampioneve me Gallatasarajin në Turqi në 22 tetor

Po kështu gjermani do të jetë në dyshim edhe për El Clasicon ndaj Barcelonës në 26 tetor që do të luhet në Camp Nou.

Sfidanti.al