Toni Kros nuk kursen as fenomenin Ronaldo

Pas gjithë polemikave të shkaktuara, Toni Kroos ka dashur të përmbyllë gjithçka me një postim në rrjetin social “Twitter” e më pas duke shpërndarë edhe foton e fenomenit nga faqja e tij në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Kroos reagoi menjëherë në “Twitter” pasi postimi i tij u bë lajm në gjitha mediat botërore: “Shume vëmendje për një shaka të vogël. Ju uroj të gjithëve një vit të lumtur e të sigurt”.

Derisa pak më vonë erdhi kundërpërgjigjia ndaj denomenit: “Ti më kupton Fenomen… E njëjta edhe për ty, legjendë!”.

Kjo ndodhi pasi Kroos fillimisht u tall me Brazilin për atë fitoren 7:1 në Kupën e Botës, derisa Ronaldo iu kundërpërgjigj duke ia rikujtuar fitoren e Brazilit ndaj Gjermanisë prej 2:0 në finalen e Kupës së Botës në vitin 2002.