Tifozët e Realit të Madridit – të njëzëshëm; “Duam ATË”!

Në një anketë masive, ku morën pjesë rreth 70 000 titozë të Realit të Madridit, ata, në një mënyrë të qartë, shprehën deshirën e tyre që në ekipin e tyre të shohin francezin e ri të talentuar, Kilian Mbape. Pyetjes së kush lojtar duhet të largohet, nëse vjen Mbape, madje 42,63 për qind u përgjigjen; Garet Bejli, ndërkohë që 24,65 për qind konsiderojnë se duhet të largohet Ronadlo, nëse do të vijë Kilian Mbape.

Është interesant fakti se vetëm 12,25 për qind kanë mendimin se duhet të largohet Karem Benzema, nëse do të vijë Mbape. Në një anketë tjetër, në të cilën tifozët duhet të zgjidhnin mes Mbapes dhe Bejlit, madje 75 për qind të tyre u shprehën në favor tëfutbollistit të ri të Monakos. Kilian Mbape është objektivi nr.1 i Realit gjatë këtij sezoni veror të transferimeve dhe klubi “mbretëror” është gati që të paguajë për të plot 135 milionë euro që ta sjellin atë në “Santiago Bernabe”.

Sfidanti.al