Tifozët e Realit s’i kënaq as Topi i Artë, -26 000 në “Bernabeu”

Luka Modriç kreu “xhiron e lavdisë” në “Santiago Bernabeu”, me trofeun e Topit të Artë në duar, por stadiumi i famshëm madrilen nuk ishte një “Koloseum” i vërtetë. Për të ndjekur spektaklin e “gladiatorit” kroat nuk kishin ardhur 81 000 spektatorë, aq sa është kapaciteti, por 26 000 më pak, pra 55 000 tifozë. Kaq bileta ishin shitur dhe klubi më i madh i botës duhet të bëjë llogaritë e humbjeve, të paktën në tribuna.

Nuk ngrohu shumë as fakti se “los blankosit” janë vetëm 2 pikë larg Barcelonës kryesuese (që nuk e ka luajtur ende ndeshjen e saj), pasi disfatat e rënda të këtij edicioni, ia kanë prishur shumë qejfin. Katastrofa me CSKA-në e Moskës në Champions ndodhi këtë mesjavë, dhe madje në “Bernabeu”.

Sfidanti.al