Tensionet në Katalonjë dhe El Clasico; Barcelona pranon shtyrjen e datës, por jo ndërrimin e fushës

Një gjë është e sigurt në kaosin e krijuar rreth ‘El Clasico’ pas tensioneve në Katalonja. As Barcelona e as Reali I Madridit nuk kanë pranuar propozimin për ndërrimin e rendit të sfidës mes tyre që do të thotë sfida e 26 tetorit të luhej në Madrid dhe ajo e 1 marsit 2020 në Camp Nou. Klubi katalanas dërgoi në Komisioni e Garave të Federatës Spanjolle të Futbollit dokumentacionin e saj ku shpjegonte qëndrimin e tij duke refuzuar të luajë duelin e parë sezonal me Los Blancos në tokën madrilène. Megjithatë te Barcelona janë shprehur në favor të një ndryshimi të mundshëm të datës fillestare të El Clasico së 26 tetorit.

Situata e krijuar në në Katalonje me incidentet e dhunshme në rrugë, bënm të mendosh se siguria në prag të kësaj ndeshjeje nuk është e garantuar. Për më tepër, në këtë datë, në Barcelonë është organizuar mbajtja e një manifestimi.

Pasi Komisioni I Garave në RFEF të marrë dokumentacionet me argumentet e tyre të të dy klubeve do të marrë edhe një vendim. Në rast se El Clasico e Camp Nout mes Barcelonës dhe Realit të Madridit nuk do të luhet në 26 tetor, atëherë data që pëlqehet më shumë është 18 dhjetori.

Sfidanti.al