Tek Reali nuk janë të gjithë të lumtur, mund të pyesni Modriçin!

Në verë të 2018-ës ishte thuajse në qiellin e shtatë, si kampion i Europës me Realin dhe nënkampion i botës me Kroacinë. Luka Modriç ishte dhe mbetet një idhull për tifozët madrilenë, por prej muajsh nuk është shumë i lumtur. Në moshën 34-vjeçare ai po hyn gjithnjë e më shumë në zonën “e kuqe” të karrierës, dhe trajneri Zidan e ka pasur më shumë si zëvendësues, edhe sezonin e kaluar, edhe tani.

Për më tepër, mesfushori kroat nuk ka qenë titullar në ndeshjet kryesore, si ndaj Atletikos, Paris SG apo Barcelonës, kjo edhe për shkak të shpërthimit të Fede Valverdes, njeriut të momentit tek Reali. Gjithsesi, ndryshe nga sezoni i kaluar, Modriç është në formë shumë të mirë dhe po punon fort që gjendja të ndryshojë. Të shohim nëse do t’ia dalë në moshën 34-vjeçare, por e qartë është se nuk është i lumtur si dikur.

Sfidanti.al