Tani pakkush ose askush e do Garet Bejlin!

Reali i Madridit vështirë se do të mund ta shesë sulmuesin e vet Garet Bejl, duke qenë se asnjë klub nuk është i interesuar për shërbimet e këtij futbollisti uellsian, sepse paga e tij është shumë e madhe në raport me performancën e tij.

Garet Bejli ndërkohë nuk ka ndërmend që të ikë në ndonjë klub tjetër që do t’i japë atij një pagë më të vogël sesa ai merr te Reali që, nga ana e tij, do që ta shesë atë.

Lajmet që vijnë nga Anglia, bëjnë të ditur se edhe Mançester Junajtidi që ka qenë i interesuar, nuk është më i interesuar për shërbimet e tij, madje, siç thuhet, “djajtë e kuq” nuk pranuan as që t’i fillojnë bisedimet për këtë futbollist 29-vjeçar.

Bejli, në fakt, ka kontratë me Realin deri më 2022, kështu që ai e di se të paktën këtë verë ai nuk do të largohet nga Madridi, sidoqoftë, klulbi “mbretëror” po kërkon një zgjidhje sesi të çlirohet nga shërbimet e tij.

Sfidanti.al