Suarezi nuk do rrogën-rekord të Ibrës në SHBA, por do Europën!

Suedezi mbetet sot e kësaj dite lojtari më i paguar në historinë e ligës amerikane të futbollit. Paga e tij vjetore prej 7.2 milionë eurosh mund të zbriste nga kreu i renditjes nëse Luis Suarez do të pranonte ofertën e Interit të Majemit, klubit të zotëruar nga Dejvid Bekam. Oferta ishte 8 milionë euro në sezon, por me kushtin e një kontratë 4-vjeçare. Uruguajani mësohet se e ka hedhur poshtë “me edukatë” këtë propozim nga përtej Atlantikut sepse ai dëshiron të vazhdojë karrierën në Europë. Mbetet tek Barcelona, ndërsa e ardhmja e tij duket se do të jetë tek Juventusi. Për momentin, paratë janë në plan të dytë, kryesore është të luash në nivelet më të larta, ndonëse Suarez fiton 15 milionë euro tek Barcelona (pa llogaritur heqjen e taksave), dhe do të fitonte shumë edhe tek Juvja, ndonëse më pak se kaq.

Sfidanti.al