Suarez: Mesi lëviz si në plejstejshën

Leo Mesi, në ndeshjen e fundit me Espanjolin, e tregoi edhe një herë tjetër se është lojtar i madh klasi dhe, në dy raste, me të vërtetë, e “shpartalloi” mbrojtjen e kundërshtarit. Luis Suarezi arriti që të shënonte, pas një “sllallomi” të Mesit, ndërsa, vetëm pas 60 sekondash, mbas një magjie të re të futbollistit argjentinas, Alba goditi me saktësi në rrjetën e portës së kundërshtarit.

Pas ndeshjes, futbollisti uruguaian tha se ajo që bën Mesi në fushë, mund ta shohësh vetëm në videolojëra, konkretisht, në plejstejshën! “Më mirë të kishte shënuar vetë Leo, pas një lëvizjeje të shkëlqyer me topin, sesa unë”, tha Suarezi, duke shtuar se “lëvizjet e Mesit janë tamam ato që sheh në plejstejshën. Ai është një futbollist unik, nuk ka tjetër si ai”.

Sfidanti.al