Spektakël edhe me hipokrizinë pas humbjes së Realit me Seviljan

Zidane është munduar që t’i mbajë të motivuar lojtarët, pas humbjes nga Sevilla.

Real Madridi pësoi të dielën humbjen e parë këtë edicion, duke u mposhtur 2:1 nga Sevilla, skuadër të cilën vetëm pak ditë më parë e eliminoi nga “Copa del Rey”, transmeton Gazeta Express.

Gazetari i emisionit “El Chiringuito de Jugones”, Edu Aguirre, ka treguar se çfarë ka ndodhur në zhveshtore pas humbjes 2:1 nga Sevilla. Sipas Aguirre, teksa lojtarët po diskutonin për mënyrën se si i pesuan golat në minutat e fundit, për një moment heshtën të gjithë kur Zidane hyri brenda.

Aguierre tha se Zidane nisi fjalimin me një frazë: “Jam krenar me ju”. Pas kësaj, lojtarë si Cristiano e Ramos filluan të flasin duke u mbajtur fjalime lojtarëve. Aguirre thotë se ata u larguan nga dhoma duke thënë se: “Jemi më të bashkuar se kurrë më parë”.