Spanja qan Kinin, legjendën e golit që nuk fitoi asnjë titull

Quhej Enriko Kastro, por njihej dhe do të mbetet në histori si Kini (Quini). Ish-futbollisti i shquar, ish-golshënuesi i dalluar me Sportingun e Gihonit dhe me Barcelonën, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare për shkak të një ataku zemre, ndërsa la pas një trashëgimi më shumë sesa të pasur.

Lojtar i vërtetë fanele, luajti 12 sezone për Gihonin, përpara sesa të realizonte një kënaqësi të madhe, të vishte fanelën e Barcelonës për 4 edicione me radhë. Kini shënoi 219 gola në La Liga duke qenë realizuesi i 8-të më i mirë i të gjitha kohëve, ndërsa do të mbahet mend sidomos sepse fitoi 5 herë titullin e kryegolshënuesit (Piçiçi), baraz me legjendat Di Stefano e Hugo Sançez (një më shumë se Mesi), dhe i lënë pas vetëm nga Telmo Zarra.

Kini mbetet shënuesi më i mirë i Sportingut në Primera me 165 gola. Në të gjithë karrierën, pati 608 ndeshje me dy ekipet e zemrës dhe shënoi 305 gola, si dhe luajti 35 herë për Spanjën duke shënuar 8 herë.

Kini do të mbahet mend si lojtari që nuk fitoi asnjë titull kampion, por dy Kupa të Mbretit me Barçën, ashtu si një Kupë të Ligës, një Kupë të Kupave të Europës dhe një Superkupë të Europës, gjithnjë me Barcelonën.

Sfidanti.al