Simone Zaza, vetëm një trajner italian mund ta kthejë sërish

Klubi anglez i Uest Hemit nuk ka më interes për shërbimet e sulmuesit Italian, Simone Zaza, madje është i gatshëm t’i ndërpresë marrdhëniet me të që në merkaton e janarit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar Antonio Zaza, babai i Simones, i cili është menaxheri i futbollistit. Ai ka zbuluar, se Zaza është në bisedime me skuadrën e Valencias.

“Aventurë e Zazas me Uest Hem ka mbaruar dhe ne jemi duke kërkuar në opsione të ndryshme për të”, ka deklaruar Antonio për Tuttosport. “Ne jemi duke folur me Valencian, por kjo nuk është e vetmja mindësi. Im bir ka dëshirë të luajë nën urdhrat e një trajneri të madh, si Çesare Prandeli, por mund të kthehet edhe në Serinë A”, ka theksuar Antonio Zaza. Në Londër, sulmuesi i Kombëtares “Axurre” mundi të luajë vetëm tetë ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol, ndërkohë që u kthye në objekt barcoletash për hir të formës së tij të dobët. Zaza, i cili është ende në pronësi të Juventusit, ka qenë edhe më parë nën urdhërat e Prandelit, pasi është pikërisht trajneri nga Breshia që e ka ftuar në përfaqësuese.