Simeone zbulon se përse e zgjati qëndrimin tek Atletiko e Madridit

Që paraprakisht dihej se Diego Simeone do ta vazhdonte bashkëpunimin e tij me Atletikon e Madridit, ndërkohë që tani ai zbulon arsyen kryesore se përse ai e nënshkroi kontratën e re që do ta mbajë atë në këtë klub deri në vitin 2020. Kjo arsye, sipas atij, ka lidhje të drejtpërdrejtë me atë se nga ky klub nuk u largua asnjë lojtar kryesor.

“Kur morëm vesh se neve nuk na lejohej që të sillnim ndonjë lojtar të ri në klub, për shkak të vendimit të UEFA-s. kërkova që asnjë lojtar të mos largohej nga klubi. Kjo është arsyeja se përse unë jam akoma këtu. Në ekip qëndruan Sauli, Grizmani dhe Koke, gjë që është diçka shumë e mirë. Nëse do të më duhej që të zgjidhja mes sjelljes se lojtarëvë të rinj dhe mbajtjes së lojtarëve të tanishëm, unë do të zgjidhjja opsionin e dytë”, vuri në dukje Simeone.

Sfidanti.al