Simeone bën një krahasim mes Eden Hazarit dhe Zhoao Feliksit

Atletiko e Madridit bëri një blerje të bujshme në verë, dhe Reali po ashtu, ndonëse ky i fundit nuk të çudit shumë. Zhoao Feliksi mbërriti në “Uanda Metropolitano”, ndërsa Eden Hazar në “Santiago Bernabeu”, ndërsa që të dy kanë marrë vlerësime të mira dhe jo shumë të mira. Hazar pati më shumë kritika, por së fundi sikur po e merr veten, ndërsa Feliksi ka alternuar ndeshje të shkëlqyera, me paraqitje mesatare.

Trajneri i tij, Diego Pablo Simeone, bën një vlerësim. “Nuk mund të krahasohet fituesi i Topit të Bronzit me një djalosh 19-vjeçar, – shprehet argjentinasi, – e rëndësishme është që Zhoao e kupton shumë mirë futbollin, por unë nuk dua të nxitohem me të. Nëse e hedh gjithnjë në fushë dhe dëmtohet, më kritikojnë, nëse nuk e aktivizoj gjithnjë prapë më kritikojë, por duhet bërë kujdes”.

Simeone bëri pa mëdyshje edhe një krahasim mes largimit të dy lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës, Lukas Hernandezit dhe Antuan Grizmanit. “Më e dhimbshme për ne ishte ikja e Lukasit, – tha trajneri, – sepse, ai ishte një djalë i akademisë. Të gjithë largimet kanë qenë të rëndësishëm, edhe i Grizmanit, edhe i Tomasit. Për fat, në sulm kemi Diego Kostën dhe Alvaro Moratën”.

Sfidanti.al