Shuhen dilemat te Barcelona; Xhordi Alba drejt rinovimit

Barcelona nxjerr Xhordi Albën jashtë merkatos. është presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu që ka bërë të ditur objektivin e klubit katalanas me mbrojtësin e majtë.

‘Është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, do të ketë rinovimin që meriton-tha Bartomeu në një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘Sport’. Kontrata e Xhordi Albës me barcelonën skadon në vitin 2020 dhe sipas zërave më të fundit klubi kampion i Spanjës ka përgatitur për të një kontratë të re 5 vjecare dhe kjo u jep fund të gjitha shpresave të Juventusit për të sjellë futbollistin në Torino

Ndërkaq, Xhordi Alba është shpallur edhe sportisti më i mirë katalanas për fitoren e kampionatit dhe Kupës së Mbretit. Ai është një element shumë i rëndësishëm për skemat e Valverdes. Xhordi Alba ka luajtur 271 ndeshje me fanelën e Barcelonës dhe ka ditur të krijojë një urë komunikimi fantastik me Lionel Mesin në fushën e lojës këtë e tregon fakti që nga 47 assistet e tij, 18 kanë qenë për argjentinasin, ndërkohë që edhe vetë Messi ka qenë ai që i ka dhënë pasimin e fundit në 5 nga 18 golat e Xhordi Albës

‘Mes nesh duket sikur ka telepati-tha Xhordi Alba për këtë bashkëpunim me Mesin-është futbollsi më i mirë i te gjitha kohërave, është e lehtë t’i qëndrosh pranë. Xhordi Alba është formuar në akademinë e Barcelonës të cilën ai përkufizon si skuadrën e jetës së tij

Por Xhordi Alba nuk është i vetmi që siguron qëndrimin e tij te Barcelona, në fakt presidenti Bartomeu konfirmoi edhe trajnerin Valverde në pankinën e klubit katalanas edhe në sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al