Shtatë trajnerë në 6 vjet tek Valencia, tifozët duan “kokën” e presidentit!

Peter Lim është një miliarder nga Singapori që ndoshta e do fort futbollin, por sidoqoftë nuk e njeh. Pronari i sotëm i Valencias sapo shkarkoi trajnerin e 7-të në 6 vjet që zotëron aksionet, ndërsa emri i madh i dikurshëm i futbollit spanjoll po bie gjithnjë e më poshtë. i shkarkuari i radhës ishte Albert Seldaes pas një serie aspak pozitive. i pari që u emërua dhe pësoi ishte Nuno, një i panjohur që sezonin e parë ishte shumë mirë (arriti Championsin), por rrëshqiti në të dytin. Geri Nevil bëri gabimin e pafalshëm duke pranuar postin dhe u shkarkua, pastaj “eksperimenti” Ajestaran, vazhdoi trajneri me përvojë Prandeli, por u shkarkua shpejt dhe ekipin e drejtoi i panjohuri Vori. Trajnerin më të mirë të viteve të fundit nuk e zgjodhi pronari, por drejtori sportiv, dhe Marselino eci siç duhet. E kualifikoi ekipin në Champions, që në vitin e parë, në të dytin sërish shkoi në Champions dhe fitoi Kupën duke mundur Barcelonën. Papritur, Marselino u shkarkua pas vetëm 3 ndeshjesh në sezonin e tretë në klub. Selades ishte një tjetër eksperiment, që dështoi. Çfarë eksperimentet do të bëjë ende Peter Lim tek Valencia?

Sfidanti.al