Sergio Ramos ose Ramos-mania e golit

Nuk ishte hera e parë që Ramos bën diçka të tillë, pasi shënoi edhe javën e kaluar në derbi kundër Barcelonës, për të barazuar rezultatin në 1:1 në minutën 90+1.

Kjo ka bërë që mediat e ndryshme botërore t’i kushtojnë rëndësi Ramosit, të cilin e kanë lavdëruar për shpirtin dhe impaktin që ka në Real Madrid.

La Gazzetta dello Sport: “Real Madrid është gjithmonë Sergio Ramos”.

L’Equipe: “Tashmë mund të flasim për ‘Kohën Ramos’”.

Ole: “Ramos Guinness”.

ESPN: “Efekti Ramos”.

Globesporte: “Ramos nuk ka fund”.

Mirror: “Real Madrid fiton në fund, thyen rekordin e 35 ndeshjeve pa humbje fal Ramos”. /