Sa shumë liri për Grizman: Diego Kosta m’i ka lehtësuar..golat!

Sulmuesi Antoan Grizman, gjatë këtyre kohëve të fundit, ndodhet në një formë të shkëlqyer dhe konfirmim bindës janë katër golat që ai shënoi në ndeshjen që Atletiko e Madridit e fitoi 4-0 ndaj Leganesit. Në fund të ndeshjes, ai shpejgoi se përse Diego Kosta është një partner i shkëlqyer i tij.

“Partneriteti me Diegon më krijon mua një liri të madhe veprimi, unë mund të bëj atë që dua më shumë, të dal në dy anët e fushës dhe, më pas, të hyjë në 16-tshe, duke u bërë një opsion plus në sulm. Ai është një sulmues që mbledh kundërshtarët rreth vetes, kurse unë nga mbrapa shfrytëzoj hapësirën që krijohet”, deklaroi Grizmani që, veç katër golave që shënoi kundër Leganesit, shënoi tre të tjerë në ndeshjen e mëparshme nga Seviljes (2-5) në stadiumin “Sançes Pishuan”.

Sfidanti.al