Ronaldo trondit tifozët; kërkon largimin nga Reali i Madrid

Kristiano Ronaldo trondit tifozët e Realit të Madridit duke kërkuar argimin nga klubi merenges në fund të këtij sezoni.Të paktën kjo është ajo që u tha në programin e televizionit Mega, ‘El Chiringuito’, 32 vjecari tashmë ia ka bërë të ditur dëshirën e tij presidentit të kampionëve të Spanjës, Florentino Perez.

Por jo vetëm kaq, Ronaldo duket se i ka kërkuar kreut të ‘Los Blancos’ t’ia lehtësojë gjërat për transferimin e tij në një skuadër tjetër, gjë që duket se Perez nuk e ka me shumë dëshirë që t’ia plotësojë. Përkundrazi, Perez i ka ofruar Ronaldos një kontratë të re që mesa duket nuk e ka bundur Ronaldon i cili ndjen se klubi merenges nuk po e vlerëson mjaftueshëm këtë.

Kjo histori nuk mbyllet me kaq, portugezi nuk e ka pritur aspak mirë faktin që gjatë verës, Reali i Madridit ka shfaqur dëshirën për të sjellë në kryeqytetin spanjoll futbollistë të tjerë të një niveli të lartë sic është rasti i Kilian Mbape.

sfidanti.al