Ronaldo nuk godet vetëm portën me top, por edhe..kundërshtarin

Kristiano Ronaldo ka goditur me top sulmuesin e Sevillas, Vitolon, pak para se të ekzekutojë penalltinë.

Ky gjest i portugezit erdhi pas protestave të vazhdueshme te Vitolos, duke pretenduar se nuk ishte penallti. Gjesti i portugezit nuk u prit mirë nga lojtari dhe tifozë, ku për pak çaste u tensionua situata.

Ronaldo kao Realin në epërsi në këtë ndeshje, por Sevilla luftoi deri në fund, çka edhe u shpërblye me tri pikë duke shënuar dy gola, fillimisht në minutën e 85’të (autogol nga Ramos) dhe pastaj në 92’të me anë të Jovetic, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2:1, duke ia shkaktuar humbjen e parë pas 40 ndeshjeve