Ronaldo kërcënon se do të ikë nga Reali nëse vjen Azari

Mediume të ndryshëm, në Spanjë, shkruajnë se ylli kryesor i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, i ka bërë të ditur presidentit të klubit, Florentino Perez, se ai do të largohet nga ky klub, nëse vjen Eden Azari nga Celsi. Në fakt, kohët e fundit, po spekulohet se klubi “mbretëror” synon që ta bëjë Azarin një galaktikas të ri dhe se klubi është gati të ndajë 100 milionë sterlina për futbollistin belg. Sidoqoftë, kjo gjë duket se nuk i pëlqen aspak Ronaldos.

“Dario Gol” vinte në dukje, dje, se CR7-ta (pseudonimi i Ronaldos) nuk do që dikush tjetër ta kërcënojë statusin e tij të yllit kryesor te Reali nga ana e Azarit, duke kontaktuar Florentino Perezin, të cilit i ka bërë të ditur se do të largohet, nëse te Reali do të vijë Azari. Sidoqoftë, duhet të pritet dhe të shihet, nëse këto histori janë të vërteta, ndërkohë që mediumet spanjollë, herë pas here, kanë shkruar se në “Santiago Bernabe” më shumë dëgjohet zëri i futbollistit portugez, duke qenë se ai ka një ndikim të madh te politikat e transferimeve të Realit.

sfidanti.al