Ronaldinjo zbulon sekretin e Barçës: Kërkon Kutinjon e Liverpulit!

Cila pjesë i mungon një mozaiku thuajse të përsosur? Kur fjala është për Barcelonën, ja ku është Ronaldinjo që e zbulon sekretin. Pjesa që katalanasit po kërkojnë u quajtka, Filip Kutinjo. Kampionët e Spanjës duket se po mendojnë të bëjnë një ofertë për brazilianin e shkëlqyer, që është bërë zbulimi i sezonit me Jurgen Klopin. Arsyet kanë lidhje me talentin e Kutinjos, dhe me faktin se Andres Iniesta po shtyhet shumë në moshë, ndërsa kroati Rakitiç nuk po arrin të japë maksimumin këtë sezon. Ronaldinjo 36-vjeçar është shumë i informuar, pasi është ambasador i katalanasve, ndërsa vlerëson se Kutinjo është një nga më të veçantët futbollistë në Europës sot për sot. Lojtari ofensiv 24-vjeçar është i dëmtuar, por pritet të kthehet pas 2 ndeshjeve, ndërsa ka shënuar 5 gola e ka dhënë 5 asistë në 13 takime në Premier Ligë.

Sfidanti.al