Reali i Zidanit, një lider në Spanjë në pritje të sulmuesve të tij!

Madridi po nis të marrë fytyrën e një ekipi kampion. Ky ishte një titull i gazetës “Marka”, pas fitores 1-0 të kryeqytetasve në fushën e Vajadolidit, veçse ishte po “Marka” që bëri një vërejtje: “Reali është një lider në pritje të sulmuesve”. Kjo sepse, golat nga lojtarët e repartit ofensiv nuk po vijnë, edhe pse aty ka lojtarë shumë të mirë si Benzema, Joviç, Rodrigo apo Vinisius. E vërteta është që madrilenët e Zidanit shënojnë pak, edhe pse fitojnë shumë pikë. Në renditjen e La Ligës, Reali ka 46 pikë, tre më shumë se Barcelona, por ka realizuar vetëm 39 rrjeta, ndaj 50 të katalanasve.

Me Eden Hazarin të dëmtuar, ashtu si edhe Garet Bejlin, natyrisht pakësohet shumë “fuqia e zjarrit” e Realit, ndërsa Benzema ka 6 ndeshje që nuk e dërgon topin në rrjetë. Një arsye më shumë për lojën jo shumë të mirë sulmuese ishte edhe lënia në stol për shlodhje e Fede Valverdes, yllit të ri të mesfushës. Gjithsesi, Reali duket më i lidhur dhe më kompakt sesa rivalët kryesorë si Barcelona apo Atletiko.

Sfidanti.al