Reali i Madridit vetëm me një firmë fitoi 280 milionë euro!

Rezultatet e dobta në ndeshjet e fundit, klubi i Realit të Madridit duket se po i zëvendëson me “injeksione” të reja financiare. Atmosferë e keqe në dhomën e zhveshjes nuk do të thotë armosferë e keqe, në përgjithësi, në klubin “mbretëror”, pasi në mjediset e këtij të fundit janë përhapur vibracionet pozitive të marrëveshjes shumëmilionshe të fundit për sponsorizimin që ky klub që ka më shumë trofe në Evropë, nënshkroi ose, më mirë, vazhdoi me kompaninë e njohur ajrore “Fly Emirate”, logoja e të cilit do të vazhdojë që të qëndrojë në bluzat e Realit deri më 2022.                                     Reali i Madridit, çdo vit, fiton nga kjo marrëveshje sponsorizimi 70 milionë euro që do të thotë se, gjatë katër viteve, ky klub do të arkëtojë 280 milionë euro. Kjo është marrëveshja me vlerën më të madhe në historinë e futbollit. Më parë, më me vlerë ishte marrëveshja e Mançester Junajtidit që fiton, çdo vit, 62 milionë euro nga kompania “Shevrolet”, ndërsa Barcelona fiton nga kompania “Rakuten” – 59 milionë euro.

Sfidanti.al