Reali dhe Barcelona, ja yjet që i kanë ndryshuar historinë

Kur Reali i Madridit dhe Barcelona të kërkojnë në merkato, atëherë je pa diskutim një prej më të mirëve në botë. Niveli i blerjeve të dy gjigantëve spanjollë ka qenë gjithnjë i një klasi të lartë dhe për këtë arsye, prestigjiozja “Goal.com” ka publikuar 25 goditjet më të mira të klubeve. Te madrilenët, i pari është Alfredo di Stefano, duke vlerësuar faktin që ai ishte udhëheqës i padiskutueshëm i skuadrës, me një diferencë të madhe cilësie nga pjesa tjetër e lojtarëve. Ai, jo vetëm që i dha shumë trofe Realit në fushën e lojës, por ktë e bëri edhe si trajner, si dhe në role të tjera drejtuese, përfshirë atë të këshilltarit, apo presidentit të nderit.

Përsa i përket Barcelonës, duket se vendi i parë nuk ka pasur asnjë rival, pasi pritej të ishte Lionel Mesi, i cili ka thyer çdo rekord në klub. Por, ka spikatur përzgjedhja e vendit të dytë, që është zënë nga Paulinjo Alkantara. “Kur presidenti Joan Gamper e bleu në vitin 1921, klubi nuk ishte i suksesshëm dhe e kishte të vështirë të bënte diferencën. Por, Paulinjo Alkantara e udhëhoqi thuajse i vetëm në fushë, duke i dhënë pesë tituj kampion të Spanjës. Mjafton të shikosh shifrat, për të kuptuar rëndësinë e tij, pasi shënoi 369 gola në 357 ndeshje”, thuhet në arsyetimin e “Goal.com”.

Emri që i bashkon të dy klubet në merkato është ai i Luis Figos. Portugezi shkëlqeu me Barcelonën, para se të transferohej te rivalët e përjetshëm të Realit, ku gjithashtu la gjurmë me klasin e treguar në fushën e lojës. Gjithsesi, në Madrid ka zënë vendin e pestë si blerja më e mirë, ndërsa te katalanasit është i teti.

Sfidanti.al

 

Blerjet më të mira të Realit

Alfredo di Stefano
Zinedin Zidan
Kristiano Ronaldo
Ferenc Pushkash
Luis Figo
Ronaldo
Hugo Sançez
Roberto Karlos
Serxhio Ramos
Pako Bujo
Pako Gento
Fernando Redondo
Mishel Salgado
Rajmond Kopa
Isko
Fernando Morientes
Ivan Zamorano
Fernando Hierro
Rikardo Zamora
Majkëll Laudrup
Pedrag Mijatoviç
Migel Munjoz
Luis Molovni
Devid Bekham
Uli Stielike

Blerjet më të mira të Barcelonës

Lionel Mesi
Paulinjo Alkantara
Luis Suarez (spanjolli)
Cesar Rodrigez
Johan Krujf
Migel
Luis Enrike
Luis Figo
Ronaldinjo
Samuel Eto
Hristo Stoiçkov
Hoze Mari Bakero
Ronald Kuman
Andoni Zubizarreta
Dani Alvesh
Rivaldo
Xherard Pike
Nejmar
Diego Armando Maradona
Majkëll Laudrup
Johan Neskens
Romario
Antoni Ramajets
Bernd Shuster
Ronaldo