Real Sociedad ngadalëson Barcelonën; vetë, barazim për Messin e të tjerët

Pas 4 fitoreve radhazi në La Liga, ritmi I Barcelonës frenohet në Anoeta përballë Real Sociedadit, kjo sepse sfida përfundoi me barazimin 2-2. Skuadra baske ka qenë gjithnjë një problem për kampionët e Spanjës sidomos kur luan në shtëpinë e saj dhe këtë e vërtetoi edhe këtë të shtunë duke mos I lënë katalanasit të të fitojnë dhe duke I dhënë një shans Realit që të tentojë shkëputjen me 2 pikë në sfidën e Mestajas ndaj Valencias.

Real Sociedad kaloi në avantazh që në minutën e 12 me Ojarzabal që shndërroi në gol një 11 metërsh të fituar nga Jorente pas një faulli të  Buskets, Barcelona reagoi dhe kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit, ajo barazoi rezultatin me Antuan Grizman që shënoi golin e ish-it. Në fillimin e pjesës së dytë, Barcelona arriti të përmbysë rezultatin teksa Luis Suarez I lirë në zonë pas një pasimi të Messit shënoi golin që I dha avantazhin 2-1 ekipit blaugrana.

Sociedad nuk u pajtua dhe në të 62 minutë barazoi rezultatin me Isak, ndërkohë që në minutat e fundit Barcelona kërkoi një 11 metërsh për një tërheqje të Jorentes ndaj Pikesë në zonë, por që nuk u akordua nga arbitri I sfidës dhe në fund rezultati mbeti 2-2 me katalanasit që dolën me 1 pikë nga Anoeta ndërkohë që në mesjavë e pret ‘El Clasico’ me Realin e Madridit

Sfidanti.al