Real Madrid, sa lajme të këqija nga Marcelo, 1 muaj jashtë fushe

Marcelo bën me dhimbje koke Zinedine Zidane. Mbrojtësi brazilian, një prej shtyllave të skuadrës kampione të Spanjës pësoi një dëmtim në ndeshjen me Betis që Reali i Madridit e humbi 0-1 dhe do të qëndrojë jashtë fushe për 1 muaj. Marcelo iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore nga ku rezultoi se kishte një dëmtim muskular të gradës së dytë në bicepsin e këmbës së majtë duke e lënë trajnerin francez në ditë të hallit si për të shtuar problemet e skuadrës merenges. ajo që mbetet për t’u kuptuar është sesi do të evoluojë dëmtimi i Marcelos dhe sesa shpejt do të riaftësohet ai. Por një gjë është e sigurt, Reali i Madridit nuk është në momentin më të mirë në kampionat dhe këtë e tregon diferenca prej 7 pikësh me Barcelonën kryesuese.

sfidanti.al