Real Madrid me probleme, dëmtohet Karim Benzema

Reali i Madridit do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Rajo Vajekanos me Los Blancos që duket se mezi po presin të mbyllin këtë sezon totalisht të dështuar duke qenë se nuk do të mund të fitojnë asnjë trofe. Në seancën e radhës stërvitore të skuadrës merenges të zhvilluar në Valdebebas, ra në sy mungesa e Karim Benzema për shkak të një problemi fizik që u konfirmua edhe nga vetë klubi iberik nëpërmjet një komunikate për shtyp

Në këtë komunikatë, Reali i Madridit bëri të ditur se Benzema ka pësuar një dëmtim muskular në bicepsin femoral të kofshës së majtë dhe se koha e riaftësimit të tij do të varet nga evoluimi i këtij dëmtimi që do të thotë se ende nuk dihet se kur do të kthehet në fushën e lojës sulmuesi francez që në ndeshjet e fundit përvec asaj me Getafen, nuk ka munguar në takimin me golin

sfidanti.al