Pse barazimi në “Camp Nou” u shijua si fitore për Real Madridin

Luka Modric mendon se barazimi në “Camp Nou” ishte si fitore për Real MadridinReal Madridi ka vazhduar me ecurinë pozitive, ku ka regjistruar ndeshjen e 33’të pa humbje në gjitha ndeshjet. “Los Blancos” morën një pikë ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, ku barazuan 1:1.Për mesfushorin e Realit, Luka Modric, duke parë mënyrën se si u fitua kjo pikë, thotë se është si fitore për ta.

“Është pikë shumë e rëndësishme dhe e merituar”, tha Modric pas barazimit me Barcelonën.“Ne luftuam deri në fund. Nuk u dorëzuam për asnjë minutë dhe në fund u shpërblyem”, shtoi ai.“Luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë. Ata dominuan më shumë në pjesën e dytë, por ne nuk u dorëzuam dhe një gol si ai në fund të ndeshjes në një ndeshje si “El Clasico”, të jep ndjesinë sikur të ishte goli i fitores”, ka shtuar Modric