Pike mbas “El Klasikos”: Luis Enrike, u bëre pishman për Zhordi Albën..

Mbas fitores bindëse 5-1 të Barcelonës kundër Realit të Madridit, mbrojtësi kryesor i saj, Zherar Pike, i dërgoi një mesazh trajnerit të përfaqësueses spanjolle. Zhordi Alba, në ndeshjet e fundit të “furisë së kuqe” nuk është thirrur nga Luis Enrike në përfaqësuese dhe Pike konsideron se ai duhet ta ndryshojë mendimin e tij.
“Besoj se tani ai e ka të qartë se Alba e meriton vendin në përfaqësuese”, duke në dukje Pike, duke shtuar: “Ne dimë se mund të fitojmë edhe pa Mesin, megjithëse me të ne bëhemi edhe më të mirë. Ne jemi Barcelona dhe ne luajmë gjithnjë si ekip”.
Sfidanti.al