Pike: “Kartoni i kuq ekziston, por Reali nuk është mësuar që t’ia nxjerrin”

Menjëherë mbas “El Klasikos”, si gjithnjë, u prononcua mbrojtësi kryesor i Barcelonës, Zherar Pike, kësaj here, duke komentuar kartonin e kuq që mori homologu i tij te Reali, Serhio Ramos. “Kartoni i kuq ekziston, vetëm se Reali nuk është mësuar me gjykime, kur lojtarëve të tij u nxirret kartoni i kuq. Zakonisht, në fushën e vet, ky ekip gjykohet nga gjyqtarë që u shkojnë për shtat lojtarëve vendas dhe, për këtë arsye, sapo ndonjë gjyqtar guxon të nxjerrë kartonin e kuq, ai bëhet menjëherë fajtor”, tha Pike. Sfidanti.al