Përse ngjan kaq e sigurt që Murinjo do të kthehet tek Reali?!

Parashikimi nuk është bërë nga ndonjë “Nostradamus”, ndonjë specialist i veçantë apo ndonjë astrolog që shikon pozicionin e yjeve. Ai që flet është Luis Kampos, ish-ndihmës i Zhoze Murinjos, dhe që mendon se trajneri portugez do të kthehet tek Reali, dhe se kjo është e pashmangshme. Mjeshtri portugez, i njohur si ish-trajner, por sidomos si menaxher lojtarësh, cilësohet si “njeriu me prekjen e Midës”, dhe analiza e tij është e thjeshtë.

“Reali është një klub i madh, dhe Murinjo është një trajner i madh, – shprehet ai, – është e pashmangshme që të dy palët të takohen, pasi kështu arrihen rezultate të mëdha”. Përveç kësaj, Kampos parashikon që Kilian Mbape të shkojë tek Reali dhe të bashkohet me Murinjon. Reali ka si trajner Zinedin Zidanin, i cili është vënë në diskutim këtë sezon, ndonëse skuadra është e dyta në La Liga me vetëm 1 pikë pas Barcelonës.

Sfidanti.al