Pas goditjes me shishe, Barça goditet edhe për ..teatrin e keq!

Askush nuk e mendonte se djelmoshat e talentuar, artistët e topit, kishin talentin e keq për të ofruar edhe një skenë me sjellje të pahijshme.  Fjala është për futbollistët e Barçës, të cilët gjatë ndeshjes me Valencian në stadiumin “Mestaja”,  kanë befasuar opinionin me sulmin e gabuar ndaj tifozëve. Kudo që janë shfaqur kanë fituar pagëzimin  si rrezatues edhe të edukatës sportive, ndërsa këtë herë, kanë marrë një emër ironik “qesharakë”.

Përse ta meritojnë këtë pagëzim aspak të llojit tw tyre? Komisioni i Disiplinës ka shqyrtuar sjelljen e futbollistëve të Barçës, sidomos reaksionin ndaj tifozëve pas hedhjes së shishesh, ku vetëm Nejmar është goditur. Në shenjestër është vënë Suarez, “njeriu i veshit”, i cili ka inskenuar në fushë sikur është goditur duke u shembur në tokë. ” Një futbollist tipik për të përkeqesuar sensin edukativ të lojes”

Valencia humbi ndeshjen në çastet e fundit, por fitoi moralin në opinion, madje edhe lëvdata nga Komisioni i Disiplinës për gjetjen sa hap e mbyll sytë të tifozit që hodhi shishen. Të gjithë e kanë parë ndryshe këtë skenë, ndërsa futbollistët e Barçës, pikërisht mbrojtësi Pike komenton: “ Nuk është aspak surprizë kur gjestet e Barçës ndiqen edhe me lupë në dorë..”