Orë të numëruara për çiftin e lumtur, Ronaldo dhe Perezi drejt ndarjes?

Krisitiano Ronaldo është pranë largimit nga Reali i Madridit. Sipas medias spanjolle, presidenti i klubit gjigant spanjoll, Florentino Perez, nuk ka në plan që t’i ofrojë futbollistit më të mirë të ekipit të vet ndonjë ofertë të re! Asi portugez, sikurse thuhet, i ka kërkuar presidentit të Realit një rritje drastike të pagës, por Perezi nuk e ka pranuar këtë kërkesë të Ronaldos që është zemëruar, sepse argjentinasi  Lionel Mesi që e vazhdoi, pak kohë më parë, kontratën me Barcelonën, tani, do të fitojë deri në 40 milionë euro në sezon. Braziliani Nejmar fiton te PSZH-ja 30 milionë euro për sezon, ndërkohë që Ronaldo ka një pagë vjetore prej 21 milionë eurosh.

Në këto kushte, Ronaldo konsideron se ai e ndjen veten të nënvlerësuar te Reali i Madridit, ndërkohë që për futbollistin më të mirë aktual të botës kanë shprehur interesim disa klube të mëdhenj, por, sipas spekulimeve, ai do që të kthehet te Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al