Një postim vlen sa 1000 fjalë; Kejlor Navas lë Realin e Madridit?

Një postim në Instagram ka bërë që të shtohen zërat në lidhje me të ardhmen e Kejlor Navas te Reali I Madridit. Portieri kostarikan i kampionëvë të Evropës dhe të botës në fuqi, publikoi në profilin e tij të këtij rrjeti një foto të shoqëruar me një mesazh mirënjohjeje në drejtim të gjithë tifozëve të klubit merenges.

Bëhet fjalë për një imazh të tij gjatë një seance stërvitore të kryer me dyer të hapura ku të pranishëm ishin më shumë se 8000 persona, ndërkohë që mesazhi që shoqëronte këtë imazh ishte: ‘Faleminderit për gjithcka’.

Ky postim në shumë media u interpretua si një mesazh lamtumire të Navas nga ‘Los Blancos’. Për momentin nuk ka të reja në lidhje me këtë cështje dhe portieri nga Kosta Rika është ende pjesë e Realit të Madridit edhe pse nuk po jeton momentin më të mirë të tij. Që nga momenti kur në stol erdhi Solari, Navas nuk është aktivizuar as në kampionat e as në Ligën e Kampioneve. Ai nuk pati minuta në dispozicion as në Botërorin e Klubeve dhe të vetmet ndeshje që ai ka luajtur ishin ato ndaj Melijës në Kupën e Mbretit. Kjo situatë nuk bën gjë tjetër vecse nxit akoma më shumë largimin e Navas nga kryeqyteti spanjoll.

Sfidanti.al