Nga shëtitja në ferr, si përfundoi kështu Sevilja në Eibar?!

Këtë sezon nuk duket ekipi i viteve të kaluara, por krenaria mbetet. Eibari, zbulimi dhe mrekullia e ligës spanjolle të futbollit, është gjithnjë aty dhe doli nga zona e ftohtë me një fitore “gjëmuese”. Ndërsa po humbiste 0-2 në shtëpi ndaj Seviljes, gjeti vetveten dhe përmbysi shifrat në 3-2. Okampos dhe Oliver shënuan për miqtë, por fjala e fundit u tha nga vendasit. Orejana në 66’, Pedro Leon në 77’ dhe Hoze Angel në 82’ direkt nga goditja e dënimit i dhanë fitoren Eibarit, në një stadium që kishte vetëm 5 400 spektatorë. U arrit fitorja e parë në 6 javë, dhe ekipi u ngjit në vendin e 16-të, duke lënë pas Espanjolin, Majorkën apo Leganjesin.

Sfidanti.al