Nga Lautaro te “shkëmbimi dysh” me Juventusin, ja plani i Barçës!

“Bukë nuk ka, por kur them nuk ka, nuk ka fare”. Kjo është një batutë e një skeçi të humorit shqiptar në fillim të viteve 90-të, dhe kështu po ngjajne sot edhe klubet e futbollit. Barcelona, që parashikohet të humbasë gati 200 milionë euro për sezonin tjetër për “faj” të koronavirusit, padyshim që ka bërë plane të ethshme, dhe duket se mund të quhen “të thurur mirë”. Më në fund në “Kamp Nou” po mësojnë dhe thuhet se Lautaro Martinez mund të vijë për 90 milionë euro, nga 112 që është klauzola e transferimit. Kjo do të thotë se Nejmar do të jetë i vështirë për t’u marrë këtë vit, të paktën llogarit nuk dalin.

Nga ana tjetër, katalanasit po përgatiten për një shkëmbim dysh me Juventusin. Në Torino do të shkojnë Ivan Rakitiç e Sergi Roberto, ndërsa në Barcelonë do të vijnë Miralem Pjaniç e Bernardeski. Barça mund të fusë në llogari edhe të tjerë si Arturin apo Semedon, ndërsa rreziku financiar bën që shumë pak lojtarë të cilësohen të paprekshëm, siç janë Mesi, Ter Shtegen apo ndoshta Pike.

Sfidanti.al