Nëse Reali eleminohet nga Kupa e Mbretit, dështim i madh per Zidan

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka vlerësuar mundësitë e ekipit të tij për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit ndaj Celta de Vigo, ndërkohë që njoftoi se, përkundër demtimeve të shumta, ai nuk do të ndryshojë stilin e lojës.

“Ne e dimë vështirësinë e ndeshjes, aq më tepër që kemi humbur ndeshjen e parë. Po përgatitemi për 90 minuta betejë të fortë, ose më shumë. Përballë kemi të njëjtin kundërshtar, por nesër duhet të ndryshojmë nga ndeshja e parë. Është e vërtetë se jam i shqetësuar për lëndimet. Nuk më pëlqen të shoh një lojtar të plagosur e të trishtuar. Sidoqoftë, ne jemi ku jemi dhe do të luftojmë. Për ne nuk do të ndryshojë asgjë. Ka lojtarë të tjerë, të cilët do të bëjnë më të mirën”, – ka thënë Zidane, duke folur mbi sfidën që vlen kalimin në gjysmëfinale të skuadrës së tij.Për ata që vënë në dyshim gjendjen fizike të skuadrës madrilene, “Zizou” ka supozuar se “ka shumë lëndime, por unë jam përgjegjës për këtë.

Mendoj se jemi fizikisht shumë mirë.” Trajneri francez u është referuar kontestimeve të “Bernabeu” ndaj lojtarëve të tij në ndeshjen e fundit, sidomos ndaj Cristiano Ronaldos: “Nuk them se publiku është i padrejtë, por vërshëllimat nuk i meriton Cristiano. Ne duam të njëjtën gjë, të bëjmë të pamundurën për të fituar. Në këtë fazë kemi nevojë për tifozët.” Së fundi, trajneri i “Los Blancos” nuk e mendon disfatën në këtë kompeticion, edhe pse e ka humbur betejën e parë me Celta Vigo: “Unë nuk mendoj se do të eliminohemi nga Kupa e Mbretit. Nëse kjo do të ndodhë, do të ishte një dështim i madh për Real Madridin.”