Nejmari  driblon edhe .. Barcelonen,  nga 1 gushti lojtar i PSZH-së

Transferimi më i madh në historinë e futbollit po numëron ditët e fundit që të zyrtarizohet. Futbollisti brazilian Nejmar do të shpërngulet nga “Kamp Nou” për në “Parkun e Princave”. Kjo do të ndodhë jo më larg se më 1 gusht. Lajmet më të fundit thonë se Nejmari, tanimë, është marrë vesh për të gjithë detajet dhe, shumë shpejt, do të vesh bluzën e ekipit francez Paris Sen Zhermen.

Shuma e transferimit është e pabesueshme – 222 milionë euro! Pagesa e Nejmarit do të jetë 30 milionë euro për sezon, ndërsa kontrata e re do të ketë një kohëzgjatje prej pesë vitesh. Po ashtu, Nejmari, menjëhere mbas nënshkrimit të kontratës më klubin francez, do të marrë një bonus të njëhershëm prej 40 milionë eurosh.

Sfidanti.al