Nejmar mos driblo edhe në telefon,  e do numrin e Valverdes

Duke folur për “Diario Gol”, Nejmar ka rrëfyer se ende nuk ka biseduar me trajnerin e ri të Barcelonës, Ernesto Valverde. I pyetur për shanset e largimit nga “Camp Nou” apo diçka e tillë, braziliani ka thënë:

“Unë nuk dua të largohem nga Barcelona. E dini se katër vite të tjera në kontratë dhe ka qenë gjithmonë ëndërr e imja që nga fëmijëria të luaja këtu. E konsideroj veten me fat të ndaj dhomat e zhveshjes me shokët e mi të skuadrës dhe sidomos të mësoj nga Leo Mesi. Edhe pse më duket sikur e di se çfarë mendon, unë ende nuk kam biseduar me Valverden, as në telefon.”