Nejmar: Mesi më ka ndihmuar, kur kisha më shumë nevojë

Nejmari zbulon se, qëkur ka ardhur te Barcelona, atë e ka ndihmuar vazhdimisht Lionel Mesi, sidomos, në fillim, kur ai kishte më shumë nevojë. Nejmari, gjatë këtij sezoni, po luan shumë mirë dhe është i dukshëm progresi i tij si në Barcelonë, ashtu edhe në përfaqësuesen e Brazilit. “Mesi më ka ndihmuar shumë gjatë katër viteve të kaluar, sidomos, në fillim të karierës sime në Barcelonë, kur unë e kisha të vështirë dhe kisha më shumë nevojë për ndihmë.

Ai më thoshte mua: ‘Qetësohu, bëj lojën tënde dhe gjithçka do të shkojë në vendin e vet’”, tregon Nejmari, duke shtuar se “ne, tani, jemi miq dhe kjo gjë më ndihmon shumë në fushë. Gëzohem për çdo gol dhe pasim të tij të saktë. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Luis Suaresin, ne e ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë dhe unë i gëzohem këtij momenti që po jetoj, ndërsa shpresoj se kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, vuri në dukje ai.

sfidanti.al