Nejmar: Do merrja një lojtar të vetëm nga Reali, jo Ronaldon!

Nëse do të kishte mundësi të sillte në “Kamp Nou” një lojtar të Realit, do ta bënte. Madje, Nejmar, e ka ndarë mendjen edhe se cili do t ishte i përzgjedhuri. Nuk bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon, pavarësisht 4 Topave të Artë (e ka një tjetër që ka fituar pesë), as Bejl, Ramos apo Modriç, që të gjithë lojtarë të shkëlqyer. Ylli brazilian do të merrte bashkëatdhetarin e tij, shokun në kombëtare, Marselon. i pyetur në një intervistë me CNN-në, Nejmar foli thjesht: “Nga Reali do të merrja Marselon sepse është shoku im”. Nejmar u tregua modest kur u pyet për sukseset e MSN-së që ka shënuar 41 gola këtë sezon. “Nuk dua të spekulloj se kush është treshja më e mirë në botë, – tha ai, – ne bëjmë detyrën tonë, por edhe treshja e Realit, Benzema, Ronaldo e Bejl është shumë e mirë dhe meriton respektin tonë”.

Sfidanti.al