Nejmar dhe Sergio Ramos rrezikojnë të humbasin El Klasikon!

Nuk mjafton mungesa e Garet Bejlit të Realit, dhe e ndonjë ylli tjetër. El Klasiko në “Kamp Nou” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit mund të humbasë edhe dy protagonistë të tjerë të mëdhenj. Nejmar dhe Sergio Ramos janë në prag të skualifikimit për shkak se u mungon vetëm një karton i verdhë për të plotësuar numrin ndëshkues. Kapiteni madrilen u rikthye më në fund në Lisbonë, ndaj Sportingut pasi kishte munguar gati një muaj e gjysmë për dëmtim, por të verdhët i kishte marrë më herët, ndaj Sociedadit, Osasunës, Espanjolit dhe Vijarrealit. Mbetet të shihet nëse Zidan do ta aktivizojë apo jo ndaj Gihonit të shtunën.
Nejmar do ta humbasë një ndeshje për shkak kartoni të verdhë, atë në Champions ndaj Borusias së Mynshengladbahut, pasi u ndëshkua ndaj Sëlltikut në Gllazgou. Gjithsesi, punë prish në La Liga, pasi Barça është e kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Katalanasit vështirë se mund të bëjnë pa brazilianin të dielën në San Sebastian, ndaj Sociedadit, një fushë dhe rival shumë i vështirë, ndërsa Reali me fitoren e së shtunës mund të jetë 7 pikë përpara.