Nejmar betohet si brazilianët: “ Nuk bëj hile kur kam topin”

Është midis sulmuesve më të mirë të Botës dhe për këtë askush nuk dyshon. Bile, ka edhe një pyetje provokuese: nëse Nejmar do të ishte në një klub tjetër, jo tek Barcelona, frikë më shumë duhet të kishte “mbreti” Leo Mesi. Nejmar, që konsiderohet një shfaqje magjike me topin, nuk ka jetën gjithnjë të bukur. Akuzohet nga shumë mbrojtës si një djalosh përdhos kundërshtarin, se nuk ka bujarinë e nj xhentëlmeni dhe shpesh, ka incidente dhe përplasje me armikun në fushë.

Duke qënë një përfaqësues tipik i shkollës braziliane, Nejmar magnetizon shumë kritika edhe nga mënyra se si bie në tokë gjatë konfrontimeve.  Arbitra dhe futbollistë në La Liga befasohen nga sjellja e tij egoiste që kërkon shumë kujdes për t’u ndjekur.

Është shumë e vërtetë se me stilin e tij elegant, kemi të bëjmë më monopolizimin e topit dhe mbrojtësi është në një siklet të paparë, ndërsa lista e atyre që qahen për qëndrimin e tij hileqar është shtuar goxha.  Një listë që me kalimin e javëve bëhet më e madhe. Nejmar ka oreks të madh dhe kërkon t’i driblojë të gjithë: “ Më besoni, kur  jam me topin as nuk më shkon mendja të bëj hile”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *