Në lojë edhe PSZH- ja: Nejmari po mëson nga Ronaldo?

Fillimisht, kishim sagën e Kristiano Ronaldos, ndërsa, tani, duket se do të kemi të bëjmë me një sagë të re, kësaj here lidhur me futbollistin brazilian të Barcelonës, Nejmar. Dje, u përhap informacioni se PSZH-ja është gati që të blejë klauzolën e Nejmarit me vlerë prej 222 milionë eurosh. Sot, ky informacion u konfirmua edhe nga një numër mediumesh, sipas të cilëve Nejmari ka rënë dakord që të bashkohet me klubin francez, por, ndërkohë, po vijnë edhe lajme të tjera.

“L’Ekip” i mirinformuar shkruan se PSZH-ja është shumë e kujdesshme që të mos bjerë pre e shout të Nejmarit. Medimi francez i mësipërm kujton “mashtrimin” e vitit të kaluar të të atit të Nejmarit që, në thelb, e shfrytëzoi mirë ofertën drejtuar Nejmarit për një marrëveshje më të mirë tëtij te Barcelona. Po ashtu, “L’Ekip” vë në dukje se situata duhet të shihet me realizëm, pasi bëhet fjalë për një shumë tepër të madhe dhe sigurisht që nuk është e lehtë që të realizohet një transferim i tillë.

Sfidanti.al