MSN-ja do të ketë një rival, Barcelona kthen Gerard Deulofeun!

U shpenzuan vetëm 12 milionë për një blerje të rëndësishme. Një fytyrë e njohur si Gerard Deulofeu rikthehet tek Barcelona për të forcuar sulmin dhe treshja e famshme MSN e ka më në fund një alternativë. Trajneri Ernesto Valverde vendosi të përdorte klauzolën në kontratën e tij me Evertonin për ta sjellë sulmuesin në “Kamp Nou”, ndërsa katalanasit kërkojnë energji të reja për të thyer Realin në La Liga dhe në Champions. Menjëherë pas kthimit nga Euro U21, Deulofeu do të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Deulofeu është prodhim i Akademisë së famshme “La Masia”, ndërsa në moshë fare të re shkoi tek Evertoni, dhe më pas tek Milani. Ai ra në sy me shpejtësinë e madhe dhe aftësinë për të kombinuar para portës, si dhe për të shënuar. Nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e 22-vjeçarit në “Kamp Nou”. Spekullohet se ai mund të jepet sërish hua, ose kartoni i tij të shitet për t’i dhënë më shumë fitime Barcelonës.

Sfidanti.al